Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 33 aksidente.
Dragan Veljanoski, inspektor i në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftoi se më 22 korrik e premte policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në 13 aksidente, prej të cilave 11 janë me pasojë dëm material, ndërsa në dy lëndime trupore i kanë marrë dy persona.
Më 23 korrik e shtunë është bërë ekspertizë në gjithsej 10 aksidente.
Prej tyre pesë janë me pasojë dëm material, katër me lëndime të lehta trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një person. Më 24 korrik ekspertizë është kryer në gjithsej 10 aksidente, prej të cilëve tetë janë me pasojë dëm material, dy janë me lëndime të rënda trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona.
Gjatë tre ditëve të kaluara nga policia rrugore, janë zbuluar numër më i madh i shkeljeve. Me ndihmën e karrotrecit janë larguar 78 automjete.