Shoferi 25-vjeçar paraqitet në gjykatë për vdekjen e 39 personave në kamion

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

25-vjeçari Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, do të paraqitet në gjykatën në Çelmsford.

Një vozitës i akuzuar për vrasjen e 39 njerëzve, trupat e të cilëve janë gjetur javën e kaluar në një frigorifer-kamion në qytetin Esiks të Anglisë, do të paraqitet sot para gjykatës.

Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda Veriore, do të paraqitet në gjykatën në Çelmsford me video-lidhje nga burgu.

Trupat e viktimave janë gjetur më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve.

Robinson ngarkohet me 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar migracionin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.

Policia në Esiks po ashtu konfirmoi se një person i arrestuar të shtunën në Dublin është “me interes” për hetimet, transmeton rel.

Tre të tjerë të arrestuar në lidhje me vdekjet, janë liruar me kusht të dielën.

Frigorifer-kamioni me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.

Të ngjashme