Shoqata e Qumështorëve: Nuk kemi mbajtur zgjedhje

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:32 | Nga

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës  njofton të gjithë opinionin se nuk ka mbajtur zgjedhje të reja dhe nuk i ka zgjedhur organet e reja.

“Këto ditë kur opinion publik gjithnjë e më tepër po e ka të qartë faktin e dhimbshëm të qartësuar nga Shoqata, se në vend të qumështit dhe produkteve nga qumështi po prezantohen produkte me vaj dhe yndyrë palme, kemi edhe reagimin e kompanive të caktuara që kanë për qëllim ta mbajnë këtë të vërtetë të hidhur të heshtur. Në mënyrë që opinioni të mos ta dijë të vërtetën lidhur me mashtrimin me produktet që prezantohen rrejshëm si produkte qumështi, disa kompani po mundohen ta uzurpojnë Shoqatën e Qumështorëve në mënyrë klandestine, përmes kuvendeve jolegjitime”, thuhet në komunikatë.

“Ne i sigurojmë të gjithë anëtarët dhe opinionin e gjerë se do t’i mbrojmë me përgjegjësi të plotë të gjithë qumështarët, në përputhje të plotë të mandatit dhe autorizimeve që kemi.Çdokush që mundohet të paraqitet si përfaqësues i kësaj shoqate, duhet të jetë i vetëdijshëm se po prezantohet rrejshëm dhe për këtë ne kemi njoftuar organet kompetente. Në ditët në vijim ne do të dalim me njoftim edhe për manipulimet që u janë bërë qumështarëve në Kosovë me fakte dhe me dokumente për të dëshmuar një gjë të tillë”.

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës thotë se do të mbetet e përkushtuar në mbrojtje të konsumatorit dhe të prodhimit vendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme