Ekonomia Online
FUNDIT

Shpërthen lëndë plasëse pranë kantierit të ndërtimit në Kamzë, vetëm dëme materiale

Shpërthen lëndë plasëse pranë kantierit të ndërtimit në Kamzë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në Kamëz, ku një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi në bulevardin “Nënë Tereza”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar, shkruan rtsh.al. Menjëherë në vendngjarje kanë […]

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në Kamëz, ku një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar, shkruan rtsh.al.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa mbetet ende e paqartë motivi i shpërthimit dhe lloji i saktë i lëndës së përdorur.

Të ngjashme