Shpërthen zjarri në malin me pisha në afërsi të portit në Shëngjin

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të malit me pisha në afërsi të portit të Shëngjinit në Lezhë.

Sipas qytetarëve të cilët janë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit të cilët kanë treguar se flakët kanë rënë mbrëmë gjatë natës,transmeton Telegrafi.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se zjarrfikësit janë në vend ngjarje por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit.

Për këtë arsye, zjarrfikësve po u vijnë në ndihmë edhe forcat e ushtrisë.

Të ngjashme