Shpërthen zjarri në Zues të Shkodrës, rrezikohen edhe banesat

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Një zjarri përmasave të mëdha ka shpërthyer në fshatin Zues të Shkodrës që ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, shkruan lapsi.al, përcjell Klan Kosova.

Raportohet se nga flakët e mëdha po rrezikohen edhe disa banesa.

Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe shuarja e flakëve është e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë malor që është në këtë pjesë.

Ndërsa, për këtë është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë dhe helikopterëve për neutralizimin e zjarrit.

Shkaqet që shkaktuan rënien e këtij zjarri ende nuk dihen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme