Shpërthime në një diskotekë në Pejë, ka të lënduar

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Kanë ndodhur dy shpërthime dhe disa të shtëna armësh në parkingun e një diskotekë në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të rajonit të Pejës, rasti ka ndodhur para dy dite rreth orës 23:30.

Njoftimin për shpërthime dhe të shtëna armësh e kanë bërë të ditur roja i parkingut. Ku si pasoje e të shtënave i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa vetura tjera të cilat kanë në qenë në parking.

Lidhur me rastin policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar.

Të ngjashme