Shpërthime në qytetin afgan Jalalabad

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 13:30 | Nga

Një seri shpërthimesh dhe të shtënash me armë është raportuar se kanë ndodhur në qytetin lindor të Afganistanit, Jalalabad. Të shtëna janë dëgjuar nga një zonë ku gjendet një konvikt ku trajnohen mamitë, njoftuan zyrtarët lokalë.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i Qeverisë provinciale, ka thënë se disa nga studentët janë evakuuar nga ndërtesa.

Ai ka thënë se është raportuar për një shpërthim në qarkun e tretë të policisë në Jalalabad, që gjendet në provincën Nangarhar.

Ende nuk ka raportime për viktima.

Edhe talibanët por edhe militantët e Shtetit Islamik, në të kaluarën kanë kryer sulme në provincën Nangarhar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme