Shqipëria heq masat për pushimet verore

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Shqipërisë kanë vendosur që të largojnë të gjitha masat e mbetura anti-COVID para sezonit të pushimeve verore, raportoi AP të martën.

Komitetit i ekspertëve teknikë ka thënë se masat do të hiqen më 1 maj.

Vendimi nënkupton se nuk do të kërkohen më maskat në ambiente të mbyllura dhe klubet e natës nuk do të jenë më vetëm deri në orën 23:00, dëshmi të vaksinimit ose të testimit negativ po ashtu nuk do të kërkohen në pikat kufitare.

Autoritetet nxitën banorët të vazhdojnë vaksinimin kundër koronavirusit.

Rreth 60% e qytetarëve në Shqipëri kanë marrë dy dozat e vaksinës, kurse 12.4% kanë marrë dozën e tretë.

Shqipëria ka raportuar rënie të dukshme të rasteve ditore pozitive. Që nga fillimi pandemisë, ministria e shëndetësisë regjistroi 275,000 raste dhe 1496 të vdekur.

Të ngjashme