Shqipëria sërish tronditet nga tërmetet

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:12 | Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje janë ndjerë në Shqipërinë e Mesme.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka rënë rreth orës 04:51, raportojnë mediat e Tiranës.

Epiqendra e tij ka qenë në një thellësi 4 kilometër në zonën e Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë kësaj vere territori i Shqipërisë është goditur shpesh nga tërmetet.

Mbi 1 mijë lëkundje janë ndjerë nga fillimi i muajit korrik, ndërsa në disa raste është raportuar edhe për dëme të mëdha materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme