ShSKUK: 1 043 pacientë në trajtim nga Covid-19

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar nga COVID-19 1,043 pacientë, 69 pacientë më pak krahasuar me ditën e enjten.

64 pacientë janë duke marrë trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në  klinikat COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 377  pacientë, 38 më pak se ditën e kaluar. Nga numri i tyre, 372  të konfirmuar me COVID-19, 328 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 666 pacientë,  31 më pak se një ditë më parë. Prej numrit të përgjithshëm,  553 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 534 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 94 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 67 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 26 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 139 pacientë

Spitali i Gjakovës, 79 pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 96 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 62 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme