ShSKUK-ja dënon sulmin ndaj infermierëve në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka pranuar informatën nga Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”në Mitroivcë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në reagim.

SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.

“Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, përfundon reagimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme