Bazuar në raportimet e datës 23 nëntor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, vërehet rritje e numrit të pacientëve post-COVID-19, të cilët po kërkojnë trajtim spitalor.
Nga raporti rezulton se 34 pacientë janë të shtrirë si post-COVID, përderisa 16 të tjerë janë me coronavirus.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.