Kryesia e PS-së e ka shtyrë për një ditë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Data 22 korrik ishte përcaktuar për mbledhjen e Asamblesë, por në takimin e zhvilluar sot të Kryesisë së PS-së, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u vendos që Asambleja të organizohet më 23 korrik në orën 18:00.
Edhe pse nuk ka ende një sqarim publik nga Partia Socialiste mbi arsyet e shtyrjes, besohet se kjo lidhet me seancën parlamentare e cila do të mbahet më 22 korrik.