Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në konsultim me drejtoritë e arsimit nëpër komuna, ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, deri me datë 16 janar 2017.
Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MAShT-ja dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ministria e Arsimit thotë se , në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.