Shtyhet mbajtja e garës së skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018”

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 14:55 | Nga

Për shkak të temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut është anuluar garat e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018”, transmeton Ekonomia Online.

Kjo është bërë e ditur perms një njoftimi nga komuna e Deçanit.

“Edhe përkundër përkushtimit të Federatës dhe Komunës së Deçanit dhe të të gjithë të përfshirëve në mirëmbajtjen e rrugës si dhe në përgatitjen e shtegut të skijimit, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit si dhe kushteve të rënduara të motit dhe borës, rrezikshmërisë se shtegut të skijimit, gara e paraparë me datën 03.03.2018 “Kupa e Gjeravicës 2018” anulohet dhe shtyhet për një datë të pacaktuar deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës kërkon mirëkuptim nga të gjithë të ftuarit për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, mysafirët dhe të ftuarit tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme