Shtyhet për 29 mars raportimi i ministrit Latifi, deputetët kërkojnë që në raportim të jenë edhe nga ShSKUK-ja

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 11:40 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raportimi i ministri të Shëndetësisë Rifat Latifi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shtyrë për datën 29 mars, raporton Ekonomia Online.

Pozitë dhe opozitë u shprehën të indinjuar me refuzimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për të diskutuar për raportit të auditimit të performances ”Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”.

Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami, tha se ministri i Shëndetësisë i ka bërë kabinetit kërkesë me shkrim që shqyrtimi i dy raporteve të shtyhet më datë 29 mars.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, tha se në javën e ardhshme të vijnë dhe të raportojnë, duke kërkuar që në raportim të ftohen edhe ShSKUK-ja.

Që këta të fundit të jenë në raportim, u pajtua edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Të ngjashme