Shtyhet seanca e nesërme e Kuvendit – LDK kërkon zgjedhje

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 12:42 | Nga

Seanca plenare e paraparë që të fillojë nesër në ora 10:00, ku do të diskutoheshin 10 pika është shtyrë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit ka thënë përmes një njoftimi se për vazhdimin e seancës do të njoftojnë me kohë. ​

Për shtyrjen e seancës ka njoftuar edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se Kuvendit i ka humbur legjitimiteti dhe se institucionet duhet të funksionalizohen përmes zgjedhjeve.

“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bërë jo funksional”.

“Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni më i lartë i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme