Shuhet zjarri në bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq

Rahovec | 28 Gus 2017 | 16:15 | Nga

Zjarri i cili i kishte përfshirë bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq të Komunës së Rahovecit, falë angazhimit të stafit të sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, njësisë së zjarrfikëseve dhe banorëve të këtyre dy fshatrave dhe fshatrave përreth ky zjarr është shuar, njofton Komuna e Rahovecit.

Sipas Jeton Kryeziut, përgjegjës i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit nga rojet e pyllit të asaj pjese, është identifikuar personi i cili dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme dhe tash e tutje në lidhje me personin e identifikuar të veproj Policia, duke u bazuar në ligjet të cilat janë në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme