Si të ngrini dolli në mënyrën e duhur?

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 15:05 | Nga

Ngritja e dollisë në disa shtete është më shumë se sa thjesht një “Gëzuar!”. Duhet të respektoni disa protokolle përpara se pija të prekë buzët tuaja. Më pas, padyshim, do të jeni mysafiri i preferuar i kujtdo.

Gjermania

Kur të thoni “gëzuar”, duhet t’i shihni të tjerët në sy. Provoni të mos e bëni këtë gjë dhe do të vuani pasojat: shtatë vite ters në marrëdhëniet seksuale. Sigurohuni që të takoni gotat me të gjithë të pranishmit.

Franca

I njëjti rregull vlen edhe këtu: mbani kontaktin me sy. Kur mbushni gotën, sigurohuni që të mos kaloni gjysmën e saj. Mbani mend, pini me gllënjka të vogla dhe ngadalë.

Republika Çeke

Çekët nuk i kryqëzojnë kurrë krahët kur ngrenë dolli. Nëse nuk i përmbaheni rregullit, atëherë dashuria juaj do të jetë në rrezik.Armenia
Çdo tavolinë ka një “tamada”, i cili është përgjegjës për ngritjen e dollive dhe të argëtojë të pranishmit. Nëse jeni duke pirë birrë, mbushni gotën e të gjithë të tjerëve me të njëjtën shishe.

Rusia

Është zakon të ngrini dolli në çdo raund të pijeve, këshillon Bordo. Një herë të ngrini gotën, nuk mund ta ulni mbi tavolinë pa e zbrazur atë. Vetëm pini.

Kina

Ndryshe nga Franca, në Kinë gota mbushet deri në buzë. Kur të bëni “gëzuar”, kujdesuni të mos e ngrini gotën më shumë seç e kanë ngritur më të moshuarit. Konsiderohet mungesë respekti.

Meksika

Ndjesë zonja dhe zonjusha, por këtu ngrenë dolli vetëm meshkujt. Në përgjithësi dollia ngrihet nga më i moshuari mes familjarëve ose të ftuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme