Sindikata e Infermierëve: Latifi na injorojë kërkesën e pagesës për ndërrimin e natës prej 36 euro

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve i kanë reaguar Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku janë shprehur se ky i fundit po i diskriminon pasi që sipas Enlirat Durakut nga kjo sindikatë, vazhdimisht kanë dalur me kërkesën e pagesës për ndërrimin e natës prej 36 euro.

Mirëpo ai ka thënë se komuniteteve të tjera po u jepen po u plotësohen të gjitha kërkesat, duke e cilësuar diskriminim selektivë brenda sektorit të shëndetësisë.

Postimi i plotë:
Ministri e Shëndetësisë, mjaftë më me diskriminim !
Që nga viti 2018 kemi kërkuar që të bëhet rritja e pagesës së ndërrimeve të natës në 36€, ndërsa vazhdimisht po injorohemi ne si komunitetet por edhe kërkesat tona.
Është për t’u çuditur fakti që komuniteteve tjera të gjitha kërkesat po u plotësohen, madje edhe atyre me vetëfinancim po u ipen paga dhe kujdestari.
Merreni me mend, “vetëfinancim” në kontratë, mirëpo me pagë, ndërsa ndahen mjete buxhetore !
E gjithë kjo vetëm me një vendim të ministrit, ndërsa për kërkesat e infermierëve nuk ka mundësi ministri me nxjerrë vendim, por duhet që të përfshihen i gjithë kabineti qeveritar dhe të gjitha institucionet vendore në mënyrë që të sigurohet një shumë prej 18€ për një infermier !
Ky është diskriminim, trajtim selektiv brenda sektorit të shëndetësisë dhe turp i llojit të vetë.

Të ngjashme