Singapor, arreston një 16 vjeçar planifikonte sulm në dy xhami

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Një 16 vjeçar është arrestuar në Singapor me pretendimet se po planifikonte të vriste myslimanë në dy xhami në përvjetorin e sulmeve në Christchurch në Zelandë të Re, njofton BBC.

I ndikuar nga vrasësi i Christchurchit, Brenton Tarrant, tinejxheri nga Singapori kishte planifikuar të therte viktimat dhe të xhironte ngjarjen.

Ai është më i riu që është arrestuar nën Aktin e Breëndshëm të Sigurisë, që lejon arrestimin pa ndonjë seancë.

Sulmi në Christchurch ka qenë sulmi më i rëndë në histori të Zelandës së Re. 51 persona vdiqën kur Tarrant i qëlloi me armë në dy xhami më 15 mars të vitit 2019. Tarrant është i dënuar me burgim të përjetshëm.

16-vjeçari nga Singapori, i cili nuk është identifikuar, është përshkruar si i krishterë protestant, thuhet se është motivuar nga antipatia e madhe ndaj islamit dhe nga fascinomi për dhunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme