Sinjali i ndërkombëtarëve: Lista Serbe mund të falimentojë nëse Dodiku vazhdon me politikën e tij

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Politika e Milorad Dodik-ut që ka marrë kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar mund ta dërgojë regjimin e Banja Llukës drejt falimentimit total. E gjithë kjo mund të lexohet nga deklaratat e fundit të diplomatëve të huaj por gjithashtu edhe nga personat përgjegjës të institucioneve ndërkombëtare financiare, shkruan gazeta boshnjake, klix.ba, transmeton Gazeta Express.

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në fund të vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë njoftoi për sanksione kundër zyrtarëve në vend, pikërisht shkaku i Milorad Dodikut.

“Ne kemi diskutuar sanksione dhe sanksionet janë në tavolinë. Jo vetëm sanksione, janë edhe gjëra mjete ekonomike që mund të implementohen jo vetëm kundër zyrtarëve që shpërfaqin aktivitete kundër marrëveshjes së Dejtonit por gjithashtu kundër atyre që i përkrahin ata, kundër kompanive që u ndihmojnë atyre”, ka thënë Escobar.

Edhe më e qartë në këtë aspekt ka qenë Alina Iancu, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinë.

Ajo ka deklaruar se politikat seperatiste të shpallura nga autoritetet e Republika Srpska kanë rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të Bosnje e Hercegovinës, dhe nëse këto trende nuk ndalen, pasojat do të jenë të mëdha për shtetin dhe entitetet.

“Tensionet politike po pengojnë politikat dhe reformat makroekonomike, duke paraqitur një kërcënim për rimëkëmbjen dhe perspektivat e rritjes,” tha Iancu.

FMN është veçanërisht e shqetësuar rreth tërheqjes së mundshme të Republika Srpska nga institucionet kryesore shtetërore, duke përfshirë Autoritetin e Taksave Indirekte të Bosnje e Hercegovinës.

Politika e Banja Lukas, tashmë është fare e sigurt se do të hyjë së shpejti në fazën e “penalizimit” ndërkombëtar dhe entiteti i rraskapitur ekonomikisht, i cili prej vitesh po lufton me jolikuiditetin, mund të përjetojë falimentimin e plotë.

Të ngjashme