Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy përfundimisht nuk do të udhëtojë në Sofje në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, për shkak të pjesëmarrjes së shtetit të Kosovës në të. Megjithatë, ajo do të jetë e pranishme me nivel më të ulët diplomatik, citojnë mediat e Beogradit Brukselin.
Zëdhënësja e Kryesimit bullgar të BE-së, Genoveva Çernakov deklaroi se në Samitin e Sofjes “pjesëmarrja e Kosovës do të jetë në përputhje me kërkesat e protokollit”. Sipas saj, Rajoy do të udhëtojë në Sofje të martën.
Ai nga fundi i marsit në margjinat e Samitit të BE-së i kishte thënë kolegut bullgar Bojko Borisovit, vendi i të cilit kryeson Unionin, se “do të ketë probleme në Samitin Ballkanik të Sofjes” dhe ishte kërcënuar se “nuk do të vinte për shkak të Kosovës”, ndërsa përmes një letre në formë të “non-paper” në prag të miratimit të strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor” kishte penguar përmendjen e Kosovës në këtë kontekst, por edhe akronimin WB6, përkatësisht “gjashtëshja ballkanike” për shkak se kështu Kosova trajtohej shtet, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.