“S’jam në garë me Berishën”, Meta tregon detaje nga aksioni opozitar

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Ilir Meta pritet të rikthehet së shpejti në jetën aktive politike.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ai ka deklaruar se nuk është në garë as me Berishës dhe s’ka qenë as më Lulzim Bashën.

Ai nënvizoi së do të bashkëpunojë me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot për rrëzimin e qeverisë Rama.

“Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Referendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje rezistenca e të ardhmes së vendit”, tha Meta. /euronews/

Të ngjashme