S’ka konfirmim në Graçanicë nëse do të nisë trajtimi i serbëve me Coronavirus

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Arben Vitia e Dalibor Jevtiq u zotuan në fillim të prillit se do ta luftojnë bashkë pandeminë.

Por për institucionet paralele që dirigjohen nga qeveria në Beograd, nuk vlen ky vullnet i ministrave kosovarë të Shëndetësisë dhe Kthimin e pakicave, që Klinika Infektive në Prishtinë, t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, bëri me dije se janë tri qendra tjera që merren me ta, njofton Klan Kosova.

Por në Graçanicë ende nuk ka konfirmim nëse do të nisin trajtimin e serbëve të infektuar.

Për këto Klani nuk mori përgjigje nga krerët komunal.

Të ngjashme