S’mbahet konferenca “Jerusalemi, kryeqytet i kujt është”, mungojnë përfaqësuesit e organizatës hebreje

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 11:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Hulumtime Strategjike Ballkanike (IHSB) sot ishte paraparë të mbajë konferencën ndërkombëtare shkencore me temën “Kudsi-Jerusalemi, kryeqytet i kujt është?” bashkë me organizatën “Betisrael” i kryesuar nga Ruzhdi Shkodra, edhe pse ky takim ishte konfirmuar nga ana e kësaj organizate që do të jenë të pranishëm në konferencë për diskutim, këta të fundit nuk erdhën dhe si pasojë e kësaj, kjo konferencë u anulua nga IHSB.

Muhamet Jusufi, nga IHSB-ja, tha se kjo konferencë ishte nxitur si rezultat i disa shkrimeve në rrjetet sociale, ku disa individë me ndikim politik në publicistikën shqiptare sulmuan hoxhallarët shqiptarë.

Sipas tij, më pas ata vazhduan me dosjet e shërbimeve jugosllave, ai tha se kjo ka ndodhur për të destabilizuar edhe më shumë vendin dhe për të krijuar krizë brenda trojeve shqiptare.

“Tema që do duhej të debatohej është “Jerusalemi, kryeqyteti i kujt është” dhe kjo temë doli si rezultat i disa ish-politikanëve shqiptarë me ndikim të madh në media shqiptare të cilët filluan një debat me këtë emër “Jerusalemi kryeqytet i kujt është” dhe dolën me probleme të tjera aty ku ata mendonin të dalin, njollosën hoxhallarët, njollosën komunitetin musliman shqiptar, ose mendësinë muslimane për interesa tyre që ata mendojnë se si duhet të quhet Kuds apo Jeruslam, gjëra të cilat u debatuan brenda rrjeteve sociale dhe kur ata ngelen nuk kishin të vazhdonin me debatin e tyre dhe kaluan në dosje të Jugosllavisë për hoxhollarët, spiunët e ku di çfarë gjë që nuk ishte mirë…”

“Me synimin më të mirë u takuam me z. Shkodran dhe ai me kënaqsi më të madhe pranoi që do vijë me një grup nga komuniteti hebre shqiptar edhe nga ShBA, dhe dje ma kofirmuan që ata të ShBA-së nuk do mund të vinin, kurse disa të tjerë të komunitetit hebre në Kosovë e konfirmuan ardhjen e tyre e çfarë ka ndodhur do mësojmë më pas“, tha Jusufi.

Jusufi tha se nuk i di arsyet për mungesën e palës tjetër me të cilin ishte dakorduar të mbanin konferencën.

Ai tha se ditë më parë atij iu ishte konfirmuar nga Ruzhdi Shkodra se do të jenë të pranishëm në këtë debat bashkë me disa grupe tjera hebreje, por që gjatë ditës së sotme ai nuk iu është përgjigjur telefonatave të Jusufit.

Jusufi tha se shpreson që kjo konferencë të mbahet një ditë tjetër dhe uron që kjo të mbahet sa më parë.

“Pala debatuese e cila ishte paraparë që do të vinte, nuk erdhi, unë nuk e di arsyet u mundova të lidhem me z.Shkodra por ai nuk e hapi telefonin dhe me një mungesë akademike do e mbyllim këtë konferencë që të mos pengohemi edhe më shumë”, tha Jusufi.

Të ngjashme