Sot del para Gjykatës polici që dyshohet se abuzoi seksualisht 16-vjeçaren nga Drenasi

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Bekim Kafexholli, avokat i Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, ka konfirmuar dje për Insajderin, se klienti i tij sot pritet të dalë në intervistim nga Prokurori i lëndës.

Kafexholli ka thënë se deri më tani nuk është informuar në mënyrë zyrtare asgjë sa i përket rastit. Ai ka shtuar se përveç urdhrit për arrestim të klientit të tij (Vesel Veseli) nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket arsyeve pse ai është arrestuar.

Avokati i Vesel Veselit ka thënë se është duke u informuar vetëm nga shkrimet e mediave.

“Nesër ai pritet me dalë para Prokurorit të lëndës”, ka thënë Kafexholli.

Insajderi, të martën, ka raportuar për një abuzim seksual të një 16-vjeçare në Drenas.

Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16-vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

E gjithë kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të kanë reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme