Mbahet seanca e rregullt, në rend dite 17 pika

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Sot, me fillim në orën 10:00, do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë të rregullt që mbahet pas disa kohësh, për shkak të seancave të jashtëzakonshme dhe grumbullimit të shumë pikave të papërfunduara në seancat e lëna përgjysmë, janë 17 pika në rend dite.

Më poshtë është rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,

5. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,

6. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,

8. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

9. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

10. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. KI 08/09, dt. 17 dhjetor 2010, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-799, dt. 19 mars 2014, Vendimit të Qeveris së Republikës së Kosovës, nr. 08/186, dt. 29 prill 2014 i hyrë në fuqi më 12 maj 2014 dhe të dy (2) udhëzimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. C-V-14-4099 dhe nr. C-V-14-4332, dt. 13 qershor 2014,

11. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Korab Sejdiu, lidhur me nevojën urgjente për vendosje të sanksioneve ekonomike (përfshirë embargon) dhe sanksioneve politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti,

12. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, mbështetur edhe nga 7 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë,

13. Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

14. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

15. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

16. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social,

17. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, për zgjatjen e mandatit dhe për emërimin e zëvendskryesuesit të këtij Komisioni Hetimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme