Sot nis java e 17-të në Superligë

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll do të nis ditën e sotme.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Ferizajt, shkruan Gazeta Express.

Ky do të jetë dueli i dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë dhe fitorja është jashtëzakonisht e rëndësishme për dy ekipet.

Nesër luhet derbi i madh mes Ballkanit dhe Llapit, me dy skuadrat që nuk po kalojnë formë të mirë.
Nesër gjithashtu luhet ndeshja interesante mes Malishevës dhe Suharekës.

Të dielën do të jetë derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës, kurse Prishtina udhëton për t’u përballur me Feronikelin 74.

Të ngjashme