Ekonomia Online
FUNDIT

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviqit dhe Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviqit dhe Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në orën 13:00, pritet të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës ndaj të akuzuarve, policëve Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq. Ata akuzohen për dhunimit seksual në Kolovicë të Prishtinës. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para bashkëshortit të saj, dëshmitarit kryesor. Ky është […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në orën 13:00, pritet të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës ndaj të akuzuarve, policëve Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq.

Ata akuzohen për dhunimit seksual në Kolovicë të Prishtinës. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para bashkëshortit të saj, dëshmitarit kryesor.

Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Deri më tani për dhunim seksual, Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, ndërsa Zhivojin Nesiq u dënua me 15 vjet.

Të ngjashme