Atletico Madridit e paralajmëron Juventusin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Atletico Madrid do të përballet me Juventusin në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid do të ketë shumë punë ndaj Juventusit, ndërsa menaxheri i tyre gjeneral ka thënë se e kanë pritur një përballje të tillë.

“Jemi shumë të lumtur që gjendemi në këtë fazë”, tha fillimisht Clemente Villaverde, përcjell “lajmi.net”.

“E dinim se do të kemi një përballje të tillë, pasi skuadrat që ishin në vazon e parë ishin tejet të forta.

“Juventusin e njohim mirë, andaj do të përgatitemi shumë në ndeshjen e parë, pasi do të luajmë si vendas”, ka shtuar më tej menaxheri i Atletico Madridit.

Kujtojmë se përballjet e Ligës së Kampionëve do të startojnë më 12 dhe 13 shkurt. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme