Bashkëlojtari i Ozil tregon se a do të kthehet mesfushori te Reali

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 13:47 | Nga

Lucas Perez është i bindur se Mesut Ozil do të qëndrojë te Arsenali.

Reprezentuesi gjerman është i lidhur me largimin nga Emirates, pasi që Topçinjtë akoma nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re, transmeton KP.

Gjatë verës, Ozil ka qenë i lidhur me rikthimin te Real Madridi, megjithatë bashkëlojtari i tij beson se 28-vjeçari do të qëndrojë te Arsenali.

“Jo, unë nuk mendoj se Ozil dëshiron të kthehet në Spanjë”.

“Ai e di se Real Madridi është klub i madh, por ai është mirë në Arsenal”, ka theksuar sulmuesi spanjoll.

Të ngjashme