Challandes: Do të ishte e jashtëzakonshme që Kosova të kualifikohej në Euro 2020

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Të dielën mbrëma, Kosova morri një pikë në udhëtimin në Ishujt Farore në barazimin 1-1, në kuadër të Ligës së Kombeve. Si lidere e fuqishme e Grupit 3 të Ligës D, me tetë pikë, seleksioni i drejtuar nga Bernard Challandes është kthyer të hënën me mëngjes në Prishtinë. Pas pak orësh pushim, tekniku nga Neuchatel morri rrugë drejt Zvicrës, aty ku jeton kohë të gjatë. I kontaktuar të martën në telefon, 67 vjeçari ka folur për aventurën e tij të re.

Ai në një intervistë për Lematin, ka folur ndër të tjera edhe për kualifikimin e mundshëm të Kosovës në Kampionatin Evropian, çka sipas tij do të ishte e jashtëzakonshme, përcjell Klan Kosova.

Pas më pak se gjashtë muajve prej kur keni debutuar si trajneri i Kosovës, a jeni i kënaqur?

Po, po e jetojë këtë aventurë të re. Punën e mora pas përvojës sime, për atë që bëra në Zvicër apo edhe në Armeni. Kur arrita, e dija e ku kisha shkuar. Federata është e re, ka vetëm tre vjet që është njohur. Ishte e domosdoshme që të krijohej një grup, një identitet për këtë seleksiono. Ne ende po vëmë themelet e shtëpisë por pak nga pak ajo po merr formë.

Si po shkon procesi i ndërtimit?

Ne ende jemi në fazën e hulumtimit sepse shumë futbollistë po zhvillohen nëpër gjithë Evropën. Por ka potencialin real. Për të joshur të pavendosurit duhet të keni rezultate. Seleksioni i Shqipërisë është bërë pak i pa vërejtshëm kohët e fundit kështu që disa lojtarë kanë nisur të shohin në drejtim tonin.

Tash për tash ka rezultate. Pas shtatë ndeshjesh (katër zyrtare dhe tre miqësore) ende jeni të pamposhtur.

Kjo është shumë mirë, por që nuk kemi luajtur as me Francën apo Gjermaninë. Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë edhe pse kemi bërë lojë dhe kemi arritur rezultate. Ne duam vendin e parë në grup, por që këtë nuk e kam synuar me çdo kusht kur e kam marrë zyrën.

Është një garë e re (Liga e Kombeve), a e pëlqeni ju?

Natyrisht! Nuk i kuptoj ata që kanë bërë kritika. Liga e Kombeve nuk ndikon në numrin datave në kalendar. Ajo vetëm zëvendëson miqësoret. Për kombet e vogla, sikur ne, është një rrugë e ëndërrimit.

Kualifikimi për në Euro 2020, a besoni në të?

Do të jetë shumë e vështirë në ‘Play-off’ që të kualifikohemi për evropian.  Kjo është se pse Liga e kombeve na jep nuancë. Është një proces vërtetë emocionues. Nëse arrijmë gjysmëfinalen në mars të 2020-ës, atëherë i gjithë vendi do të nisë të ëndërrojë Evropianin. Shkuarja në atje do të ishte e jashtëzakonshme për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme