Dritës mund t’i shërbejë përvoja e 89-shit me rivalët gjysmëprofesionistë

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 08:55 | Nga

Titulli i kampionit në Kosovë ia ka siguruar Dritës pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2018/19.

Si kampione, Drita do të paraqitet në Ligën e Kampionëve derisa skuadra e Prishtinës për herë të dytë rresht, do të luajë në Ligën e Evropës. Dhe ndryshe nga stinori i shkuar kur skuadrat kosovare u paraqiten direkt në fazën e parë kualifikuese, këtë herë do të paraqiten në parakualifikime për shkak të koeficientit të ulët, shkruan sot Koha Ditore.

UEFA ka menduar që për skuadrat më të dobëta në Evropë të organizojë një fazë parakualifikuese, në mënyrë që në fazën e parë të ketë sa më pak të tilla.

Në grupin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ku bën pjesë Drita, do të paraqiten edhe kampioni i Andorrës, FC Santa Coloma, kampioni i Gjibraltarit, Lincoln Red Imps dhe kampioni i San Marinos që do të jetë njëra prej ekipeve: La Fiorita ose Folgore.

Të ngjashme