Driton Kuka: Sot po festojmë me të artën

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudos Driton Kuka, është shprehur shumë i gëzuar pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Grand Slam-it në Abu Dhabi.

Kuka me anë të një postimi bëri të ditur se sonte do të festohet me medalje të artë.

“Sot po festojmë me të artën! Grand Slam Gold Abu Dhabi Chanpion!”-tha Kuka.

Majlinda fitoi ndaj Odette Giuffreda me ippon.

Kelmendi tani është më afër “Tokyo 2020”.

Ajo sot ka arritur t’i fitoi 1 mijë pikë olimpike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme