Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të stinorit, nëse nuk e vazhdon kontratën me klubin kampion të Italisë, shkruan “Tuttosport”.

Kontrata e Dybalas me Juventusin skadon në verën e vitit 2022. Juventusi së shpejti do t’i bëjë ofertë të re Dybalas. Juventusi verën e kaluar i ofroi Dybalas kontratë të re me pagë dhjetë milionë euro në vit, por ai e refuzoi. Juventusi pritet që në ofertën e re ta shtojë edhe një bonus prej dy milionë euro, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar pas Cristiano Ronaldos.

Dybala i është bashkuar Juventusit nga Palermo në vitin 2015 për 40 milionë euro. Ai ka realizuar 97 gola në 240 paraqitje për gjigantin e Series A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme