FFK teston gjyqtarët

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 15:44 | Nga

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se me 12 prill do të mbahen normat fizike (riprovuese) për gjyqtarët e futbollit për të gjitha kategoritë.
Sipas FFK-së, mospjesëmarrja e gjyqtarëve në normat riprovuese, do t’ju kushtojë atyre me suspendim.

“Më datë 12.04.2017 (ditë e mërkurë) nga ora 09.00 në stadiumin e ri në Gjilan do të mbahen normat fizike (riprovuese) për gjyqtarët e futbollit për të gjitha kategoritë: Vala Superligë, Liga e parë, Liga e dytë dhe kategoritë e juniorëve”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

“Mospjesëmarrja në normat riprovuese përcillet me vendimin e Komisionit të Gjyqtarëve për largim nga listat e gjyqtarëve për referimin e ndeshjeve për këtë kampionat – edicionin garues; 2016 – 2017”, thuhet mes tjera në njoftimin e FFk-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme