FIFA: Më 2021 nis edicioni i parë i Kupës së Botës për klube

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kina do të presë edicionin inaugurues të Kupës së Botës për klube. Lajmi, i cilësuar “vendim historik”, u bë i ditur nga presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino në një konferencë për shtyp në Shangai.

Turneu i ri, shtoi Infantino, “do të jetë në gjendje të përfshijë çdo klub, do të jetë kompeticioni i parë që do të shohë të zbresin në fushë klubet më të mirë në botë”.

Eventi i parë është caktuar njëzëri të zhvillohet në periudhën qershor-korrik 2021, pavarësisht dyshimeve të muajve të shkuar, të shprehura mbi të gjitha nga klubet europiane, pasi UEFA ka qenë kundër këtij organizimi.

Në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 24 ekipet më të mira nga e gjithë bota. Ky kompeticion do të zhvillohet çdo 4 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme