FIFA po bën gati padinë ndaj Blatterit e Platinisë

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

FIFA po përgatit një padi ndaj ish-presidentit të saj, Sepp Blatter, dhe ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platini, duke u kërkuar kthimin e dy milionë frangave zvicerane të dhëna Platinisë më 2011, që çoi në përjashtimin e të dyve nga futbolli.

Komiteti Qeverisës i FIFA-s ka kaluar një rezolutë muajin e shkuar, dhe pasi që paratë s’janë kthyer edhe pse ishin cilësuar si “pagesë e paligjshme” nga Komiteti i Etikës, FIFA duhet të ndjekë procedurat ligjore.

Blatteri dhe Platini ishin përjashtuar në dhjetor të 2015-s për tetë vjet nga futbolli. Dënimi u reduktua në gjashtë dhe në katër respektivisht, pas apelimit.

Të dy kanë thënë se pagesa ishte bërë pas një marrëveshjeje të palëve, por jo marrëveshje e shkruar, nga koha e Platinis kur punonte në FIFA, e që përfundoi më 2002. Ky shpjegim ishte refuzuar nga FIFA, që e konsideroi se s’ka pasur bazë dhe kjo ishte “dhuratë” apo “pagesë e paligjshme”.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme