Gattuso: Interi e meritoi fitoren

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso është shprehur pas derbit, duke thënë se Interi e meritoni fitoren.

Interi arriti t’i marrë tre pikët në minutën e 93’ të takimit, falë golit të kapitenit, Mauro Icardi, transmeton Gazeta Express.

“Pa dyshim Interi e meritoi fitoren më shumë se ne, por nëse ndeshja do të përfundonte 0-0, atëherë do të ishte rezultat i mirë për ne”, ka thënë trajneri italian.

Pas gabimit të Gianluigi Donnarummas, i cili nuk u pozicionua si duhet në gol, e këtë gabim Icardi e shfrytëzoi për mrekulli.

“Ne e humbëm ndeshjen bashkë, jo për shkak të Donnarummas”, kështu e komentoi Gattuso gabimin e portierit italian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme