Ja sa para ka shpenzuar Milani për dhjetë përforcimet

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 14:25 | Nga

Skuadra e Milanit ka qenë shumë aktive në këtë afat kalimtar. ” Rossonerët” deri më tani kanë transferuar 10 lojtarë.
Drejtuesit e Milanit deri më tani kanë sjellë dhjetë përforcime në “San Siro”, lojtarët e fundit që iu bashkua Milanit janë Leonardo Bonucci dhe Lucas Biglia.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, “Marca” Milani deri më tani ka shpenzuar 212 milion euro për blerjet e 10 lojtarëve.

Por, kjo shifër pritet të rritet pasi Milani po planifikon ta transferoj edhe një super sulmues: Alvaro Moratan, Andrea Belottin ose Pierre-Emerick Aubameyang.

Këta janë 10 lojtarët e transferua nga Milan

Leonardo Bonuccin, Lucas Biglia, Antonio Donnarumma, Mateo Musacchio, Andrea Contin, Andre Silvan, Hakan Calhanoglun, Ricardo Rodriguezn, Fabio Borini dhe Franck Kessien.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme