Juventus fiton Kupën e Italisë

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 23:04 | Nga

Juventusi mposhti Lazion me rezultat 2:0 në finale të Kupës së Italisë.

Skuadra e udhëhequr nga Max Allegri tregoi se është larg më e mirë se skuadrat tjera italiane edhe në këtë takim.

Për Juventusin, golat i shënuan Dani Alves (11) dhe Bonucci (25).

Zonja e Vjetër, pas këtij triumfi në fundjavë, pritet që të festojë edhe në Serie A pasi nuk pritet të ketë punë të vështirë me Crotonen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme