Liverpooli dhe Real Madridi në garë për Diego Carlos

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi i është bashkuar Liverpoolit në ndjekjen e mbrojtësit të Sevillas, Diego Carlos.

Carlos ka shkëlqyer këtë sezon me Sevillan pas transferimit të tij në verë nga francezët e Nantes.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Carlos të pëlqehet shumë nga Liverpooli dhe trajneri i tyre, Jurgen Klopp.

Sipas mediumit të njohur Goal, Reds tani kanë një rival të fortë për shërbimet e qendërmbrojtësit.

Real Madridi po e shikon lojtarin si një pasardhës të mundshëm afatgjatë për kapitenin Sergio Ramos.

Ramos është në linjë për t’iu ofruar një kontratë e re dy-vjeçare, por Reali tani është duke kërkuar në mënyrë aktive një zëvendësim eventual për veteranin.

Transferimi i lojtarit nuk do të jetë i lehtës pasi kontrata e tij te Sevilla mbart një klauzolë të blerjes prej 75 milionë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme