Mesfushori i Juventusit i gatshëm për largim

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 08:28 | Nga

Claudio Marchisio është gati për t’u larguar nga Juventusi dhe të shkojë diku tjetër me ofertat që i kanë mbërritur nga Monaco, Amerika, Kina, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai është duke i konsideruar të gjitha këto oferta dhe po mendon largimin nga klubi i tij i fëmijërisë për shkak që nuk ka vend në formacionin e parë të Allegrit, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e tij me Juventusin përfundon në vitin 2020. 32-vjeçari ka bërë 389 paraqitje për Juventusin dhe ka shënuar 37 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme