Milani befasohet nga Sampdoria

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Milani është befasuar në shtëpi nga Sampdoria duke luajtur baras 1:1.

Të shtunën në “San Siro” skuadra “kuqezi” ka bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga vendasit por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan në minutën e 57-të me Fabio Quagliarellan që shënoi pas gabimit të Theo Hernandezit.

“Rossonerët” barazuan rezultatin në minutën e 87-të Jens Hauge për 1:1.

Deri në fund nikoqirët tentuan të shënonin por pa sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme