Milik ndihmon spitalet në vendlindje me ushqim

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik ka vënë në dispozicion restorantin e tij në Katowice për të gatuar, paketuar dhe dërguar ushqimin në spitalet e qytetit ku është rritur, njoftojnë mediumet polake, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Polonisë mbetet në Napoli, mirëpo ai i ka dal në ndihmë vendlindjes nëpërmjet restorantit “Food & Ball”, duke furnizuar me ushqim spitalet nëpër qytet.

“Të mbrojmë shëndetin”, ka qenë mesazhi në Instagramin e restorantit, ndërsa vazhdohet përkrahje për luftimin e koronavirusit.

Futbollistët e sportistët po vazhdojnë të ndihmojnë në mënyra të ndryshme luftën kundër pandemisë, ndërsa po bartin mesazhet që të qëndrohet në shtëpi.

Të ngjashme