Napoli futet në garë seriozisht për Kessien

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 09:48 | Nga

Ashtu si zbulon eksperti i tregut të transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla, Napoli është futur seriozisht garës për Franck Kessies.

Për yllin e Atalantas ishte raportuar se tashmë Roma ka arritur marrëveshje, ndërsa interesim kishin shfaqur edhe Juventusi, Milani, Paris Saint Germaini e Chelsea.

Napolitanët e shikojnë yllin e Bregut të Fildishtë si adekuat për mesfushën e tyre, posaçërisht në rast nëse Maurizio Sarri është në krye të klubit.

Napoli ka një raport të shkëlqyer me agjentin e lojtarit dhe mundësitë që ta transferojnë për 24 milionë euro janë të mëdha.

Por, për të quar marrëveshjen në një shkallë ma lartë janë menduar edhe dy milionë euro bonuse.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme