Ndeshja Kosovë-Çeki, shtohen masat e sigurisë rreth stadiumit (Live)

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arena e një tjetër ndeshjeje të zjarrtë të Përfaqësueses së Kosovës në rrugëtimin për “Euro 2020”, raporton Ekonomia Online.

Republika e Çekisë është kundërshtari i radhës i skuadrës sonë në ndeshjen kualifikuese në Grupin A, që njëherësh është edhe rival i drejtpërdrejtë për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, e vlefshme për “Euro 2020”, ka ngjallur reagime të shumta në media.

Kjo për faktin se disa tifozë çekë kishin planifikuar që ta fusin një dron në stadium me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. 

Pas këtij rasti, Policia ka treguar se janë shtuar masat e sigurisë rreth stadiumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme