Neymar: Unë te Reali i Madridit? Diçka pa kuptim

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Deklaratat e Cristiano Ronaldos pas finales së Champions League ndaj Liverpoolit se aventurës së tij në Madrid i ka ardhur fundi kanë shtuar zërat për një kalim të mundshëm te brazilianit Neymar Jr te Reali në verë për të zëvendësuar pikërisht yllin portugez. Megjithatë vetë sulmuesi i kombëtares 5-herë kampione të Botës në një intervistë të dhënë sëfundmi e ka përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.

Unë te Reali i Madridit? Është diçka pa sens është e kotë ta flasësh. Për momentin jam i përqëndruar vetëm te Brazili”, deklaroi Neymar në momentin e daljes nga muzeu i Selecaos në Rio, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje lidhur me të ardhmen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme